Lajme

Māsākrā e Paskuqanit, Artan Hoxha: Dan Hutra ishte informator në burgun e Rrogozhinës

Gazetari Artan Hoxha thotë se Dan Hutra, personi që bëri një masakër në Tiranë një ditë më parë ka qenë informator në burgun e Rrogozhinës. I ftuar në “Top Story”, Hoxha thotë se kjo gjë ka ndodhur pasi drejtuesve në burgje u duhen gjithmonë njerëz që tu tregojnë se çfarë po ndodh. Fillimisht sipas gazetarit, drejtuesit e burgjeve e kanë angazhuar me punë të lehta, si pastrimi i ambientit, më pas i kanë dhënë të tjera detyra.

“Çfarë ka bërë ai gjithë kësaj jete. Ai është futur në burg dhe prej vitesh ka qenë aty. Atje ku ka qenë ai në burgje, drejtuesve u duhej një informator. Dhe informatori bëhet një i burgosur i regjur. Kështu në rastin konkret ka qenë informator i burgut të Rrogozhinës. Për ta lehtësuar, për ta përdorur sa më mirë, i dhanë mundësi të merrej me punë të lehta, të pastronte e kështu. Ky është thithur dhe mbase me të drejtë sepse regjimi i burgut do veshë, do sy, do të dijë se çfarë bëhet,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Lexo më shumë  Në Bullgari takon homologun, Kurti: Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Masakra ndodhi mesditën e djeshme. Hutra, i sapo dalë nga burgu ku ishte futur që në vitin 2007 pasi kishte vrarë gruan e tij të parë, kishte marrë peng njërën nga kunatat dhe kishte përdhunuar tjetrën, shkaktoi një masakër. Ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij dhe la të vdekur motrën e gruas, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafkun, (e fejuara e vëllait të gruas). Të plagosura mbetën dhe dy të tjera, Elena Hysa, 35 vjeçe, gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e gruas.

Lexo më shumë  Rohde: Thirrja e Listës Serbe për bojkotin e votimit në veri është për keqardhje

Hutra s’u ndal me kaq. Për hakmarrje, ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit. Më pas, plagosi të dashurën në Astir, Marjana Gurakuqi. Dan Hutra u arrestua në Sharrë, pas 7 orësh arrati dhe u shpreh se gjithçka që kishte bërë, e kishte bërë se kishte dashur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *