Lajme

Masakra e Fushë-Krujës/ Gjashtë persona në listë për t’u pyetur nga hetuesit! Kush janë emrat e njohur të botës së krimit dhe lidhja me Brilant Martinajn

Masakra me tre të vrarë e kryer mesditën e së dielës në mes të ditës dhe në mes të një prej rrugëve më të frekuentuara në vend ende nuk ka as autor dhe as motive.

Policia dhe Prokuroria kanë hedhur disa pista dhe kanë shoqëruar me dhjetëra persona për të marrë në pyetje, ndërkohë që shumë prej personave të dyshuar ata pretendojnë që nuk i kanë gjetur nëpër banesat e tyre. Rihapja e disa dosjeve të vjetra në të cilat dyshohet se ka qenë i përfshirë personi që u konsiderua edhe si shënjestra e atij sulmi gjakësor, ka bërë që prokuroria dhe grupi i ekspertëve që po merren më çështjen të ndalohen tek disa emra të veçantë, shumë prej të cilëve janë të lakuar prej vitesh dhe dekadash si pjesë e krimit në tërësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Sipas të dhënave më të fundit bëhet me dije se grupe hetimor ka shpërndarë një listë me të dhënat e 6 personave të cilët duhet të ndalohen të dalin jashtë vendi. Referuar burimeve konfidenciale bëhet me dije se emrat e tyre janë të dyshuar si persona që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë që mori jetën e tre të rinjve, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Duke iu referuar të njëjtave burime saktësohet se dy prej personave të cilët është kërkuar domosdoshmërisht ndalimi dhe marrja e tyre në pyetje janë të njohur në botën e krimit, ndërkohë që katër të tjerët janë emra thuajse të panjohur, ndonëse, njëri prej tyre ka lidhje me viktimën e një ngjarjeje të pazbardhur ndodhur në 2020-n dhe për të cilën u përfol viktima Martinaj. Ndërsa tri emrat e tjerë nuk dihet se çfarë lidhjeje kanë me këtë ngjarje, por Policia dhe Prokuroria duan dëshminë e tyre në lidhje me vrasjen e së dielës e mbikalimin e Fushë-Krujës.

TË DYSHUARIT QË DUHET TË PYETEN

I pari nga personat e dyshimtë që duhet të dëshmojë në lidhje me masakrën e Fushë-Krujës është Endrit Dokle, anëtari i ish-Bandës së Durrësit, i akuzuari për një mori krimesh. Emri i tij u rikthye në skenën kriminale pak muaj më parë kur SPAK nxori dëshminë e vrasësit të penduar, Nuredin Dumani. Emri i Dokles në fakt del si person që kërkohej që të vritej dhe për të cilin ishte hedhur një shumë e madhe parash nga kushëriri i Brilant Martinajt, i cili në fakt nuk u kap dot nga Policia dhe RENEA në aksionet e shumta që u realizuan në zonën e Laçit dhe të Lezhës.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Edhe pse prokuroria që e publikoi dëshminë e vrasësit të penduar që fliste për pazaret e “kokës së Dokles”, bëhet me dije se hetimi e ka pikasur Endrit Doklen si dëshmitar për shkak të lidhjes që ai ka me familjen Reçi nga Laçi, ku më 1 nëntor të dy viteve më parë u vra Xhelal Reçi. Po ashtu si i domosdoshëm për të dëshmuar është edhe një djalë i kësaj familjeje, konkretisht nipi i ish-policit viktimë, i cili u vra teksa po shkonte të pinte kafenë e mëngjesit në lokalin e tij dhe për të cilin Policia dhe Prokuroria nuk mundën të gjenin as autor dhe as motive.

Personi i tretë i njohur është Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, i cili në fakt sa herë ndodh ngjarje në zonën e Fushë-Krujës ai është i dyshuar. Ndërkohë janë mjaft interesant tre emrat e tjerë që gjenden në listë. Njëri me origjinë nga Kukësi, nuk dihet se çfarë lidhje ka me 5 të tjerët dhe madje ndaj tij policia nuk ka asnjë ndonjë dosje penale që t`i referohet për shkak të precedentit të mëparshëm, kur dy personat e fundit, një i ri nga Pllana e Lezhës dhe një tjetër nga një fshat i Krujës njihen si grabitës me armë brenda dhe jashtë vendi. Ata në fakt rreth një vit më parë u bënë objekt i një hetimi intensiv, bashkë me nipin e deputetit socialist për një ngjarje të rëndë kriminale në një lokal në Lezhë. Por, që të dy emrat kanë histori të ardhur edhe nga shtetet e BE-së.

Reagon nipi i deputetit socialist: Nuk kam lidhje me vrasjen

Pas daljes së emrit të tij si person që ka dijeni për rrethanat e masakrës së para katër ditëve në Fushë-Krujë dhe se ai duhet të pyetet, ka reaguar menjëherë duke mohuar përfshirjen. Kështu nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja, ka reaguar, pasi Policia kërkon dëshminë e tij për masakrën te mbikalimi i Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan me rreth 100 plumba kallashnikovi tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Ramazan Rraja theksoi se nuk ka asnjë lidhje me masakrën, dhe se ndodhet jashtë Shqipërisë. Ai shprehet se po sulmohet vetëm ngaqë është nipi i deputetit socialist.

Lexo më shumë  Eurostat: Shqipëria e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

“Nuk kam asnjë lidhje me krimin, ndodhem jashtë vendit. Për shtatë muaj në Shqipëri kam qëndruar vetëm 3 ditë kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qëllimisht, ë akuzon padrejtësisht për çdo krim. Dua te shtoj dhe qe po sulmohem vetëm për arsyen se jam nip i një deputeti. Se kuptoj arsyen për çfarë del emri i xhaxhit për çdo rast”, tha Rraja, duke u bërë kështu personi i parë që reagon publikisht në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në atë ngjarje të rëndë që tronditi vendin.

KTHIM TE DOSJET E VJETRA

Dalja e 6 emrave të personave që duhet të dëshmojnë me patjetër për rrethanat e asaj ngjarjeje të rëndë ka bërë që në listë të jetë edhe një djalë i familjes së Xhelal Reçit, ish-efektivit të Policisë rrugore për të cilin nuk u zbuluan asnjëherë autorët dhe as motive. Sipas të dhënave do të jetë djalë i vëllait të tij që do të dëshmojë mbi rrethanat e ngjarjes duke e çuar në dy numrin e të dyshuarve brenda asaj familjeje pasi sipas të dhënave Endrit Dokle, është dhëndër në familjen e Reçëve e për pasojë, Prokuroria dhe policia kanë bërë edhe lidhjen mes dëshmisë së vrasësit të penduar Nuredin Dumani dhe vrasjes së ndodhur në fillimin e nëntorit të dy viteve më parë në Laç. Vrasja e së dielës ka tronditur vendin për shkak të agresionit të pashembullt që treguan vrasësit të cilët ishin jo vetëm të shumtë në numër por madje kishin edhe shumë makina dhe armë në dispozicion duke i bërë sfidë shtetit dhe Policisë. Nga NIKOLETA KOVAÇI

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *