BallinaLajme

Masa ndaj protestuesve, avokati: Vendimi i Gjykatës i paligjshëm, tubimi ishte spontan derisa nuk ka një udhëheqës

Familjarët dhe avokatët e të arrestuarve për protestat e ditëve në fundit akuzojnë policinë për ndalime të paligjshme. Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 59 protestuesit e vënë në pranga në kryeqytet për kundërshtim e goditje të policisë, pengim qarkullimi si dhe shkatërrim prone

Avokati Boiken Bendo tha se protestat e mbajtura ditëve të fundit u përgjigjen plotësisht kritereve ligjore, duke qenë se e liria e tubimit është përcaktuar si e drejtë themelore e çdo individi dhe shihet si e drejtë jo privilegj.

Sipas tij, shteti duhet të mbrojë të drejtën e njerëzve që e ushtrojnë paqësisht këtë liri për të tubuar.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti me ministra bënë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Lidhur me rastin konkret, avokati shpjegoi se veprimtaria e nuk përbën një tubim të organizuar,  ndaj nuk kërkon një leje të posaçme.about:blank

“Është një organizim spontan derisa nuk ka një udhëheqës. Sa kohë nuk kërkohet një leje e posaçme nuk jemi në kushtet kur çdo pjesëmarrës që ka shprehur bindjet e tij në raport me aspekte të ndryshme të veprimtarisë shtetërore nuk ka marrë pjesë aktivisht në një tubim të paligjshëm. Ndaj akuzat janë të pabaza dhe të paligjshme.

Lexo më shumë  Qeveria miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027

Janë absurde pretendimet e ngritura mbi supozime. Ndaj sa kohë mungojnë provat, s’mund të konsiderohen të ligjshme vendimet e marra nga gjykata”, tha avokati.

Sipas avokatit pretendimi i ngritur nga policia lidhur me shkelje të ligjit për pandeminë nga ana e protestuesve, z. Bendo u shpreh se ky ndalim që bëhet është i pakufizuar në kohë dhe si i tillë përbën mohim të të drejtës për të tubuar. /Euronews

YouTube player