Lajme

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, organizohet protestë para Kryeministrisë

Ditën e enjte përballë Kryeministrisë do të organizohet një protestë kundër marrëveshjes së vendit tonë me Italinë, për pranimin e emigrantëve të huaj që do të kthehen nga vendi fqinj.

Përmes lajmërimeve në rrjetet sociale, organizatorët nën moton “Shqipëria e Para”, shprehen kundër kthimit të vendit tonë në një “depo” të shteteve të mëdha europiane.

Lexo më shumë  Reforma Territoriale ‘shkrin’ edhe bashkitë me mbi 25 mijë banorë

Protesta do të mbahet në orën 16:00 dhe përmes posterave u bëhet thirrje qytetarëve të vendosin kundër shkatërrimit.

Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, firmosën një marrëveshje për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave që do të presin emigrantët e kthyer nga Italia, deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil.

Lexo më shumë  68 ditë protestë kundër Ramës, nis organizimi i qytetarëve, kërkojnë largimin e kryeministrit
YouTube player