Marrëveshja për emigrantët me Italinë, organizohet protestë para Kryeministrisë
Ditën e enjte përballë Kryeministrisë do të organizohet një protestë kundër marrëveshjes së vendit tonë me Italinë, për pranimin e emigrantëve të huaj që do të kthehen nga vendi fqinj.
Përmes lajmërimeve në rrjetet sociale, organizatorët nën moton “Shqipëria e Para”, shprehen kundër kthimit të vendit tonë në një “depo” të shteteve të mëdha europiane.
Protesta do të mbahet në orën 16:00 dhe përmes posterave u bëhet thirrje qytetarëve të vendosin kundër shkatërrimit.
Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, firmosën një marrëveshje për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave që do të presin emigrantët e kthyer nga Italia, deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil.
Rruga Press