Opinion/Aktualitet

Marrëveshja e padrejtë me Shqipërinë

Nga Christian Jakob

Shqipëria është impenjuar të hapë në territoret e saj dy qendra të përkohshmë pritjeje për emigrantët që në fakt duan të shkojnë në Itali. Kryeministrja, Giorgia Meloni, përmes marrëveshjes me kryeministrit shqiptar, do të fitojë mbështetje të brendshme sepse numri i emigrantëve që mbërrin në Itali gjatë muajve të fundit është shumë i lartë. Kjo duket si një goditje tjetër ndaj të drejtave të atyre që duan të emigrojnë.

Ne vitin 2018 Bashkimi Europian i kishte kërkuar Tiranës që të merrte përgjegjësi për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe deri sa atyre t’u ekzaminonin kërkesat për azil. Në atë kohë Rama e kishte refuzuar kërkesën. Fakti që ka ndryshuar mendim do të bëjë të munduar që debati në BE për spostimin e procedurës në një shtet të tretë të ndizet edhe më shumë.

Lexo më shumë  Koncepti i politikës së jashtme të Serbisë: Kombinimi i gjeoekonomisë dhe gënjeshtrës në funksion të interesit kombëtar

Do ketë të tjerë që do i drejtohen vendeve të tjera të Ballkanit. Italia do të presë disa nga personat e dërguar në Itali dhe do të dëbojë të tjerë, por nuk është e qartë çfarë do të bëhet me emigrantët që Roma nuk do të presë. A do qëndrojnë në Shqipëri? Deri tani asnjë vend tjetër nuk e ka aplikuar këtë model. Ndoshta Italia nuk ka reflektuar shumë për problemin dhe për këtë arsye kjo marrëveshje mund të dështojë. Nga pikëpamja politike Rama duket i gatshëm të injorojë të drejtat e emigrantëve. Direktivat e BE përcaktojnë qartë ku dhe si do të priten kërkuesit e azilit. Nuk parashikohet që të dërgohen në vende të tjera dhe të mbahen në këto vende. Plani i Melonit vështirë se do të pranohet në Strasburg.

Lexo më shumë  Koncepti i politikës së jashtme të Serbisë: Kombinimi i gjeoekonomisë dhe gënjeshtrës në funksion të interesit kombëtar

*Publikuar në ‘Die Tagesxeitung’, Gjermani

Rruga Press

YouTube player