Bota

Maroku bëhet vendi i parë afrikan që ofron ndihmë ushtarake për Ukrainën

Maroku pritet të thyejë perceptimin për të si vend neutral në lidhje me luftën në Ukrainë, duke u bërë vendi i parë afrikan që ofron mbështetje ushtarake për Kievin.

Sipas një raporti të Le Journal de l’Afrique, me kërkesë të SHBA-së, qeveria marokene ka pranuar të transferojë pjesë këmbimi për tanket T-72 tek ushtria ukrainase. Forcat e Armatosura Mbretërore Marokene kanë disa dhjetëra tanke të tipit T-72B/BK të blerë nga Bjellorusia midis viteve 1999 dhe 2001.

Nuk do të ishte hera e parë që mbretëria bashkëpunon ushtarakisht me Ukrainën. Në korrik 2015, furnizuesi shtetëror ukrainas i armëve Ukroboronservice i kërkoi Marokut pjesë këmbimi për tanket e tyre T-72.

Lexo më shumë  “Kontroll mbytës mbi median”, gazetarët e RAI-t në grevë kundër qeverisë së Giorgia Melonit

Fillimisht Maroku u përpoq të ruante neutralitetin në lidhje me luftën në Ukrainë dhe mungoi në mars gjatë votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për dënimin e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Në atë kohë, Ministria e Jashtme deklaroi se vendi i Afrikës së Veriut riafirmoi angazhimin për “respektimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit kombëtar të të gjitha shteteve anëtare të OKB-së”.

Megjithatë, si një aleat kryesor strategjik i SHBA-së, Shtëpia e Bardhë ka ushtruar presion mbi Marokun për të marrë një pozicion të qartë për luftën dhe për të zgjedhur një anë. Në prill, Maroku mori pjesë në një samit për mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në Gjermani, të kryesuar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Lexo më shumë  Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

Muajin pasues, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov mbërriti në vendin fqinj rival të Marokut, Algjeri, për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *