BotaKryesore

Marine Le Pen del kundër vendosjes së embargos ndaj gazit rus

Kandidatja për presidente në Francë, Marine Le Pen,, është shprehur se mbështet sanksionet kundër Rusisë, por jo kur bëhet fjalë për furnizimet me naftë dhe gaz. Në një intervistë për Radio France Inter, ajo tha se nuk do që populli francez “të vuajë pasojat e sanksioneve” për naftën dhe gazin.

Lexo më shumë  KE-ja përgatit heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

Franca, si shumë vende të tjera evropiane importon një pjesë të madhe të gazit të saj natyror përmes tubacioneve nga Rusia, duke e përdorur atë për energji rezidenciale dhe komerciale.

Le Pen, e cila garon kundër Emmanuel Macronit për presidencën në balotazhin e 24 prillit, është kritikuar nga rivalët për mbështetjen që i ka dhënë në të shkuarën  Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin.

Po ashtu, ajo dukej se mbështeste edhe aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, por e përshkruan pushtimin aktual si një situatë ndryshe. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *