Bota

Marina ukrainase godet një anije ruse në Detin e Zi

Marina ukrainase njoftoi se kishte goditur një anije ruse në portin e Soçit në Detin e Zi, duke pretenduar se anija po kontribuonte në përpjekjet luftarake të Moskës.

Anija “Nefrit” mbështet operacionet e naftës dhe gazit, shërben objektet në det të hapur, transporton ngarkesa dhe personel, si dhe kryen punë teknike nënujore, tha Marina Ukrainase.

Lexo më shumë  Zelensky i përgjigjet gazetarëve rusë në New York: Në Moskë do të shkoj vetëm me një raketë

Aktivitetet e saj përbëjnë “mbështetje të drejtpërdrejtë për ekonominë e luftës së armikut”, shtoi marina.

Në një zhvillim paralel, Rusia do të apelojë një vendim të gjykatës norvegjeze që miratoi sekuestrimin e një anijeje ruse, sipas ambasadorit rus në Norvegji.

Norvegjia ka sekuestruar një anije ruse në Arktik si pjesë e zbatimit të një kërkese për kompensim prej 4.22 miliardë dollarësh të fituar nga kompania ukrainase e energjisë Naftogaz për sekuestrimin e aseteve të saj nga Moska pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Lexo më shumë  Kongresi amerikan me ligj po ia ndalon presidentit largimin nga NATO

Anija ”Profesor Molchanov” u sekuestrua në brigjet e arkipelagut norvegjez të Svalbardit në Arktik.

YouTube player