Bota

Marina amerikane nxjerr nga fundi i Detit Mesdhe aeroplanin që kishte rënë nga aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman

Një ekip i marinës amerikane ka arritur ta nxjerr aeroplanin ushtarak nga fundi i Detit Mesdhe, pasi një stuhi e fortë dhe e papritur e goditi aeroplanmbajtësen amerikane.

Incidenti ka ndodhur më 8 korrik, kur nga moti i ligë dhe erërat e fuqishme e rrëzuan nga aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman.

Megjithatë marina amerikane filloi operacionin e nxjerrjes së fluturakes, dhe me sukses gjithçka përfundoi.

Lexo më shumë  Ukraina përdor dronë me inteligjencë artificiale për të goditur automjetet që furnizojnë trupat ruse

Për ta nxjerrë nga uji janë përdorur mjete të ndryshme që komandohen nga distanca, e litarët e veçantë u përdorën për ta vendosur mbi sipërfaqen e ujit.

Ishte pikërisht anija MPV Everest që përdoret për misione të ndryshme, që asistoi marinën për ta nxjerrë aeroplanin e ushtrisë amerikane, raporton CNN.

“Një përgjigje e shpejtë dhe e kombinuar brenda ekipit mundësoi që të kryhet me sukses operacioni për nxjerrjen e aeroplanit 27 ditë pas incidentit”, thuhet në kumtesën e marinës amerikane.

Lexo më shumë  Trumpi kusht Iranit: Marrëveshje vetëm nëse heq dorë nga armët bërthamore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *