Lajme

Maqedonia e Veriut/ Zgjidhet pasardhësi i Zoran Zaevit në krye të LSDM-së

Dimitar Kovaçevski është zgjedhur pasardhësi i Zoran Zaevit në postin e kryetarit të LSDM-së pas zgjedhjeve brenda partisë të mbajtura të dielën. Ky ishte rezultati në gjithsej 193 vendvotime. Kovaçevski ka pasur një epërsi bindëse ndaj kundërshtarëve Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski.

Të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme brenda LSDM e kanë shfrytëzuar 43 469 anëtarë. Votimi përfundoi në orën 19.00. Pas daljes së rezultateve Kovaçevski, falënderoi të gjithë ata që votuan dhe përgëzoi kundërshtarët e tij për pjesëmarrjen.

Lexo më shumë  Hetemi: Kemi mbledhur fotografi e video që dëshmojnë krimet serbe

Kovaçevski gëzonte mbështetjen e fuqishme të Zoran Zaev dhe të disa zyrtarëve të lartë të LSDM-së për marrjen e drejtimit të partisë.

Kryetari i ri, Dimitar Kovaçevski, tha në një konferencë me gazetarë pas publiimt të rezultateve të zgjedhjeve se do të vazhdojë rrugën e pararendësit të tij Zoran Zaev për vazhdimin e zhvillimit demokratik të Maqedonisë së Veriut.

“Sot fitoi LSDM-ja, ndërsa prej nesër duhet t’i përvishemi punës, sepse qytetarët presin nga ne që të punojmë me përgjegjësi dhe me përkushtim”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Shehu: Më 23 maj në OKB, Shqipëria të jetë determinuese edhe për Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *