Bota

Maqedonia e Veriut ka shpallur persona non grata pesë diplomatë rusë

Ministria e Punëve të Jashtme informon se Maqedonia e Veriut ka shpallur persona të padëshiruar pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse.

“Sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm në vend ose persona non grata”.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Sipas informacioneve që kemi marrë, punonjësit e përmendur të Ambasadës së Federatës Ruse kane kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *