Lajme

Maqedonia e Veriut avari teknike në zgjedhje, autoritetet: Votimi do të shtyhet në qendrat me probleme

Edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar të dielën kutive të votimit me rastin e zgjedhjeve lokale. Procesi i votimit në disa rajone është shoqëruar me probleme teknike si pasojë e mosfunksionimit të aparateve biometrike që vendi po i përdor për herë të parë për verifikimin e votuesve.

Futja e teknologjisë në votim u bë shkak të dielën për vonesa me procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Vendi u ka njohur mbi 1 milion e 800 mijë banorëve të drejtën që të japin votën për kryetarët e 80 komunave dhe këshillave lokalë, por të dielën në shumë qendra votimi u krijuan radhë artificiale pasi aparatet biometrike që synohej t’i identifikonin më shpejt dhe më sigurt votuesit nëpërmjet shenjave të gishtave, hasën avari teknike duke e pamundësuar verifikimin e tyre.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se në vendvotimet me probleme të tilla, është vendosur të përdoren listat e printuara të votuesve, ndërsa procesi i votimit do të shtyhet pas orës 19 kur ai do të duhej të mbyllej zyrtarisht.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që kur Maqedonia fitoi pavarësinë.

Të shtunën, të drejtën e votës e shfrytëzuan të moshuarit me sëmundje kronike, invalidët, të sëmurët me Covid-19 dhe të dënuarit me burg.

Votimi u krye duke iu përmbajtur protokolleve për maskat dhe distancat nga rreziku i pandemisë.

Gara në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike: në njërin krah është LSDM-ja dhe BDI-ja që drejtojnë aktualisht shumicën e komunave, dhe krahu tjetër garon me partitë opozitare VMRO-DPMNE, me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Partitë shqiptare garën do e zhvillojnë kryesisht për qytetet si Tetova, Gostivari, Çairi, Kërçova, Struga dhe Dibra.

Partitë maqedonase janë të përqendruara në qytetet e mëdha, si Shkupi, Manastiri, Prilepi, Ohri, Velesi, Shtipi dhe komunat e tjera më të vogla.

Zgjedhjet mbahen me dy raunde dhe kandidatët nuk marrin mbi 50 për qind të votave në raundin e parë, do të shkojnë në balotazh më 31 tetor me kandidatin tjetër që i ndjek ata me vota.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *