Shëndetësi

Maqedonia e Veriut, 82% e të vdekurve nga koronavirusi nuk ishin vaksinuar

Gjatë ditës së djeshme u regjistruar 417 raste të reja nga 2.964 testime ose 14% dhe po ashtu u shënuan si të shëruar 329 pacientë. Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 6.576 raste aktive.

Në tre muajt e fundit, 73% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa te të hospitalizuarit kjo përqindje është 75 dhe 82% te ata që kanë ndërruar jetë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar gjithsej 201.708 raste me koronavirus, ndërsa prej tyre 188.024 pacientë janë shëruar dhe 7.108 persona kanë humbur jetën.

Në periudhën nga 6 gushti deri pardje, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 45.621 raste me koronavirus, prej të cilëve 12.375 persona ose 27% kanë qenë të vaksinuar plotësisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *