Lajme

Maqedonia bën lëvizje pro vizitës së Lavrovit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar vendimin për masat kufizuese në lidhje me aktivitetet e Federatës Ruse, duke bërë një lëvizje drejt hapjes së rrugës për vizitën e ministrit të Jashtëm Rus, Sergei Lavrov.

Siç shkruajnë mediat në Maqedoni, tani Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes duhet të marrin vendim për dhënien e lejes për fluturimin dhe uljen e aeroplanit rus gjatë Këshillit ministror të OSBE-së në Shkup, në periudhën nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor 2023.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

Që të lejohet pjesëmarrja e Lavrovit, duhet që pengesat t’i heqin edhe Bullgaria e Greqia.

“KDP” raporton se ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, politikani kontavers që vjen nga radhët e BDI-së, do t’i japë leje Lavrovit. Më herët Lavrovi i pati dërguar letër Osmanit duke shprehur “interesimin dhe kërkesën për t’ia siguruar praninë në Shkup”.

Këshilli Ministror i OSBE-së që do të mbahet në Shkup pritet të jetë ngjarje kyçe që të vendoset se si do të funksionojë organizata në të ardhmen. Ndër vendimet është se kush do ta marrë presidencën nga Maqedonia për vitin e ardhshëm.

Lexo më shumë  Kurti: Jemi të hapur të adresojmë shqetësimet e mediave

Në këtë Këshill Ministror, më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, do të marrin pjesë 76 delegacione.

YouTube player