Uncategorized

Maqedonci viziton Komandën e Forcave Speciale të Turqisë, teston një snajper

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke, ku u prit në takim nga Komandanti i Forcave Speciale, gjeneral Ömer Ertuğrul Erbakan.

Në llogarinë e tij në Facebook, Maqedonci ka thënë se një kohë kur bota po përballet me kërcënime të natyrës hibride, njësitë jokonvencionale si Forcat Speciale përbëjnë kapacitet të rëndësishëm.

“Gjatë takimit me komandant Erbakan diskutuam rreth programeve trajnuese të Forcave Speciale Turke që mund të ndjekin ushtarakët e Forcës Speciale të FSK-së.

Lexo më shumë  Kurti takon Baerbockun: Gjermania, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Komandantin e falenderova për mbështetjen e deritanishme, ndërsa u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së”, është shprehur Maqedonci.

YouTube player