Lajme

Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në kuadër të forumit “Defence 24 Days” është takuar me homologun polak, Władysław Kosiniak- Kamysz.

Ai ka thënë se e ka njoftuar ministrin polak rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Maqedonci i ka treguar edhe për 48 bazat e ushtrisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

“Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.”

Lexo më shumë  Nis seanca konstituive, udhëhiqet nga Avni Dehari

Maqedonci ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën.

“Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, theksova që Kosova do të vazhdoj të ofroj mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore.”

Ministri i Mbrojtjes ka shkruar se me ministrin polak janë dakorduar për vendosje të bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes dy shteteve.

Lexo më shumë  Video pafund nga ministrja Sala për “shëndetësinë që funksionon”, por a zbuloi tragjedia e Himarës të vërtetën?

“U dakorduam që është tejet e rëndësishme të vendosim bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.”

Rruga Press

YouTube player