KryesoreLajme

Maqedonci priti Gjeneralin Wesley Clark në një takim mirënjohjeje dhe reflektimi për të kaluarën

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur me respekt të madh luftëtarin e së drejtës dhe mikun e shquar të Kosovës, Gjeneralin Wesley Clark.

Ky takim emocional dhe domethënës rikujton kohët e vështira dhe angazhimin e përbashkët për lirinë e vendit tonë.

Ministri Maqedonci theksoi rolin vendimtar të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, ku ndihma ajrore e komanduar nga Clark ishte jetike për përmbylljen e suksesshme të luftës.

Lexo më shumë  Një natë në hotel luksi me Edi Ramën (Ose si të na pëlqejë kur të na q*jnë të pasurit)

“Kur po luftonim kundër së keqes që kërcënonte vendin tonë, mbështetja nga ajri ishte faktor kyç,” deklaroi Maqedonci.

Në këtë takim, Ministri Maqedonci i shprehu falënderimet e thella Gjeneralit Clark për udhëheqjen e fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake serbe dhe ndau me të përparimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Lexo më shumë  Rashiqi zbulon dyfytyrësinë e ambasadave: I njoftova për presionin e Beogradit ndaj serbëve që nuk e përkrahin Listën serbe, por nuk mora përgjigje

Ministri vlerësoi profesionalizmin e lartë të FSK-së, të arritur përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.

Gjenerali Clark, i cili komandoi forcat e NATO-s gjatë ndërhyrjes humanitare në vitin 1999, mbetet një simbol i ndihmës ndërkombëtare dhe një mbështetës i palëkundur i Kosovës.

YouTube player