KryesoreLajme

Maqedonci pret Ministrin e Mbrojtjes së Turqisë: Turqia partnere të pazëvendësueshme e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler.

Në këtë takim, ministri Maqedonci falënderoi homologun e tij për vizitën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Turqinë, për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Ndërsa, ministri Güler theksoi se Turqia është e interesuar të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Lexo më shumë  Njësoj si në Shqipëri, diaspora shqiptare vijon protestat në qytete të botës

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm që kemi me Turqinë, e bën atë partnere të pazëvendësueshme të shtetit tonë”, tha ministri Maqedonci, duke shtuar se mbështetja e Turqisë nuk ka munguar asnjëherë, në secilën periudhë të shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, temë në këtë takim ishte edhe lidhur me investimin në industrinë e mbrojtjes, që së shpejti priten të konkretizohen në projekte të realizueshme përbëjnë një lajm të rëndësishëm për vendin.

Lexo më shumë  Washington Post: “Gjenerata Z” po e mposht Ramën në pikën më të fortë, në komunikim
YouTube player