KryesoreLajme

Maqedonci në takim me Hovenier: Thellimi i bashkëpunimit me SHBA-të vazhdon të mbetet prioritet i dyanshëm

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim Ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Kosovës, Jeff Hovenier.

Përmes një shënimi në Facebook, ai thotë se me Ambasadorin Hovenier diskutuan për bashkëpunimin e vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.

“U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet i dyanshëm”, ka deklaruar Maqedonci.

Lexo më shumë  Prokuroria: Autori i shpërthimit në Ibër-Lepenc, pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Serbisë”. FBI konfirmon provat

“Gjatë takimit diskutuam edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës si dhe kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës”, shtoi tutje ministri i Mbrojtjes.

Ai thotë se SHBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në te gjitha fushat.

YouTube player

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”