Maqedonci me detaje nga Londra: Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në e industri e mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron për vizitë në Britaninë e Madhe ka treguar për mbështetjen e madhe që ky shtet po jep për FSK-në.
Maqedonci ka treguar se gjatë ditës ka vizituar Departamentin e Eksporteve të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
“Gjatë vizitës këtu kemi takime të rëndësishme në funksion të zhvillimit, thellimit dhe rritjes së aktivitete të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Sot kam pasur takimin e parë me Departamentin për eksporte të mbrojtjes dhe sigurisë. Ku kemi diskutuar me drejtorin dhe gjithë stafin e tij për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit… në aspektin e industrisë së mbrojtjes”, ka thënë Maqedonci, për RTV Dukagjini.
Gjatë këtij takimi, Maqedonci ka bërë të ditur se u janë ofertuar sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajroje dhe aspektit të mbrojtjes ajrore.
“Ne kemi diktuar mundësi të ndryshëm kemi marrë oferta dhe mundësi të bashkëpunimit. Ndër të tjera edhe sisteme që parashihen në fazën e tretë të tranzicionit të FSK-së. Që janë sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe të aspektit të mbështetjes ajrore. Ka pas vullnet të gjithë akterët që kanë qenë në takim nga de. Për të mbështetur Kosovën në sigurim e pajisjeve dhe mbështetje e më tejshëm për plotësim e kapaciteteve logjistike për nevoja operacionale”, ka shtuar Maqedonci.
Rruga Press