Lajme

Maqedonci flet për mundësitë e blerjes së armatimit dhe bashkëpunimin me amerikanët

Në “FIVE” të Dukagjinit, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se ka diskutuar mundësitë e blerjes së armatimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Ai ka shtuar se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka marrë mbështetje dhe konfirmim se Shtetet e Bashkuara do të jenë në krah të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke vazhduar mbështetjen në aspektin e aktiviteteve të përbashkëta dhe blerjeve ushtarake

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, gjatë ditëve të fundit ka vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndër të tjera gjatë qëndrimit atje ka takuar zyrtarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

E pas kësaj vizite Maqedonci në “FIVE” të Dukagjinit ka treguar për takimet dhe diskutimet, gjatë vizitës atje.

Lexo më shumë  Filmi ku luan shqiptarja Luana Bajrami merr Oscar

Maqedonci ka theksuar se me ushtruesin e detyrës së Ndihmës Sekretarit të Ushtrisë, Douglas Bush, ka biseduar edhe për mundësit e bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtrisë amerikane.

Gjersa po fliste për mundësitë e blerjes së armatimit nga FSK-ja Maqedonci ka theksuar se gjatë qëndrimit të tij, në tokën amerikane, ka marrë mbështetje se ShBA-të do të jenë në krahë të FSK-së.

“Po, do të vazhdojë mbështetja. Unë kam marrë një konfirmim për thellim të raporteve në këtë aspekt. Si në aspektin e aktiviteteve të përbashkëta, ashtu edhe në aspektin e blerjeve ushtarake. Në këtë aspekt kam pasur një takim me Douglas Bush, i cili është ndihmës sekretar i ushtrisë për blerjet, teknologjinë dhe logjistikën, me të cilin kemi diskutuar çështjet e mundësive që në të ardhmen të vazhdojmë blerjet sipas programit të FM-së, i cili është program shtetëror, me të cilin Qeveria e Kosovës prokuron nga SHBA-ja. Edhe në këtë aspekt kam marrë një garanci që SHBA-ja do të jetë në krahët e Forcës së Sigurisë përgjatë zhvillimit e saj, në përputhje me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, plan i cili është hartuar dhe ndiqet bashkërisht nga Ministria e Mbrojtës, FSK-ja dhe SHBA-ja”, ka thënë Maqedonci.

Lexo më shumë  Emigracioni i të rinjve në Shqipëri dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë

Rruga Press

YouTube player