Lajme

Maqedonci e Jashari morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari  morëm pjesë në takimin virtual të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Në këtë takim të udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, siç ka njoftuar ministri Maqedonci u diskutua për situatën aktuale dhe ndihmat ushtarake që ka nevojë Ukraina.

Lexo më shumë  Nis seanca konstituive, udhëhiqet nga Avni Dehari

Maqedoci tha se Kosova është me Ukrainën, sepse ajo është në të drejtën e saj.

“Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve”, ka shkruar ai.

Rruga Press

YouTube player