KryesoreLajme

Manxhuka: Reagimi i LDK-së duke e quajtur presion ankesën e VV-së në PZAP është absurd i llojit të vet

Shkruan Arlind Manxhuka

Reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e quajtur presion ankesën tonë në PZAP është absurd i llojit të vet. Ankesa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në PZAP mbi skemën e manipulimit me votë përmes postës s’është asgjë tjetër pos ushtrim i një të drejte ligjore që është paraparë me ligjet dhe rregullat e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ka të vetmin qëllim ruajtjen dhe moscenimin e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Tutje në reagimin e tyre thuhet duhet respektuar vullneti i shprehur nga qytetarët. Pikërisht, që nga denoncimet e para e deri te ankesa jonë e djeshme në PZAP kjo ka qenë kërkesa bosht rreth të cilës kemi argumentuar. E gjithë kërkesa e LVV-së është evidentimi dhe anulimi i skemës së organizuar nga qarqe brenda LDK-së me qëllim manipulimin dhe deformimin e vullnetit qytetar.

Lexo më shumë  Avokati Gashi: Opozita bëri autogol, shteti nuk mund të mbetet pa qeveri

Por, reagimi i LDK-së që i drejtohet LVV-së, në fakt i shkon edhe zyrtarëve e kandidatëve të vet LDK-së të cilët tashmë hapur kanë folur për këtë skemë manipulimi edhe brenda vet subjektit të tyre.

Ankesa e LDK-së mbi ankesën legjitime të LVV-së në të vërtetë paraqet presion. Ky është presion direkt mbi vet PZAP-në dhe për të ndikuar në vendim e këtij institucioni që në fakt do të nxjerrte një të vërtetë të vetme: skemën e vjedhjes së vullnetit qyetar duke dëmtuar kështu edhe subjektet e tjera, por edhe duke ndryshuar vet përbërjen e grupit parlamentar të LDK-së.

Lexo më shumë  Kur BigBrother bëhet "Kuvendi Kombëtar"

Republika e Kosovës duhet të vazhdojë të ecë përpara me standarde të larta për të cilat njihet tashmë: garantimi i zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, duke respektuar pa kompromis vullnetin e të gjithë qytetarëve të saj.

YouTube player