ArgumentKryesore

Manxhuka: Nisma Evropiane për Stabilitet doli me raportim që theksonte se se asnjë nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë nuk ka parë “spastrimin etnik të serbëve” në Kosovë apo në “territorin” shqiptar viteve të fundit

Sekretari për Media dhe Komunikim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Arlind Manxhuka me anë të një postimi në rrjetin social facebook, vë në dukje dy raporte të fundit të bëra nga ndërkombëtarët në Kosovë. Të dyja raportet rezultojnë që Kosova është shtet i cili respekton të drejtat e komuniteteve dhe ata ndihen të sigurtë në Kosovë dhe nga institucionet shtetërore.

Statusi i plotë më poshtë:

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu njofton se janë gjetur mbetje mortore në Podujevë. Dyshohet se i përket listës së personave të zhdukur me dhunë nga lufta

Para pak ditësh Nisma Evropiane për Stabilitet (ESI) doli me raportim që theksonte se se asnjë nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë nuk ka parë “spastrimin etnik të serbëve” në Kosovë apo në “territorin” shqiptar viteve të fundit.

Sot, doli raporti i UNDP-së që tregon për rritjen e jashtëzakonshme të ndjenjës së sigurisë te komuniteti serb. 2022 ishte 15% sot matja tregon mbi 37%.

Qasja e drejtë, luftimi i krimit dhe jo pazaret me të, kanë ndikuar që edhe vetë qytetarët e komunitetit serb të ndihen më të sigurt. Në anën tjetër, pos propagandës së Serbisë ky është edhe një demant për shumë zëra që çdo natë flasin në studio televizive për terrorin e Kurtit në veri të vendit.

Rruga Press

YouTube player