KryesoreLajme

Manxhuka: Manipuluesit po sillen si viktima pas dështimit në Mitrovicë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas zhvillimeve zgjedhore në Mitrovicë, duke akuzuar kundërshtarët politikë për përpjekje për manipulim të opinionit publik.

Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se disa subjekte tentuan që nga mëngjesi, përmes lajmeve të rreme dhe exit polleve të fabrikuara, “ta ndryshonin rezultatin” në Mitrovicë, por dështuan.

Lexo më shumë  Letra nga burgu/ Veliaj: Rama më kërcënoi, dorëzo bashkinë te Arbër Hajdari ose do bësh 100 vjet burg

“Tash, pasi s’mundën ta ndikojnë rezultatin, po përpiqen të cenojnë besimin në të. Ironi e madhe – manipuluesit po sillen si viktima,” shkroi Manxhuka.

Rruga Press

YouTube player