KryesoreLajme

Manxhuka demanton dokumentin e Gazetës Demos që mashtroi për letrën e dorëheqjes së Kurtit

Gjatë ditës së sotme, Gazeta Demos publikoi një dokument pa nënshkrim, duke pretenduar se ishte një letër e dorëheqjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e cila sipas tyre i ishte dërguar Kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari.

Megjithatë, këtë pretendim e ka mohuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. Ai theksoi se një letër e tillë nuk ka nënshkrim dhe nuk është dërguar asnjëherë, transmeton KosovaNews.

Lexo më shumë  Ushtarët britanikë do të mund t’u kundërpërgjigjen forcave ruse nëse sulmohen gjatë misionit në Ukrainë

“Një letër e tillë, siç shihet, nuk ka nënshkrim dhe nuk është dërguar asnjëherë,” shkroi Manxhuka në rrjetin social Facebook, duke postuar lajmin e Gazetës Demos.

YouTube player