Manipulimi me gjuhën e Escobar për Open Ballkanin
Nga Gëzim Mekuli
Të dashur lexues,
Këtu po e citoj fjalinë shumë domëthënëse të Escobar:
“Secila iniciativë për integrim ekonomik, duhet të përfshijë të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë”.
Fjala çelës e tij është se, 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen “në nivel të njëjtë”.
Tani shtrohet pyetja se në cilin nivel është Kosova si shtet sipas pasqyrës së Botës serbe? A është Kosova sipas Kushtetutës serbe shtet i pavarurar apo pjesë përbërëse e Serbisë? A është Kosova sipas dioptrisë serbe e një niveli të njejtë me Serbinë?
Të nderuar lexues,
Të gjitha këto pyetje të shëndosha të dërgojnë atje ku edhe duhet të shkojmë: Të bojkotohet iniciative Ruso-serbe, e mbështjellur shumë mirë me gjuhën retorike, “Open Ballkan”.
Pra gjuha, dhe gjithsesi, porosia e Escobarit është shumë e qartë dhe pa dorëza diplomatike; “të përfshijë të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë”.
Rruga Press