Man Utd ‘hoqi partnerin tregtar në pronësi ruse’ për udhëtimin e kësaj jave në Champions League
Manchester United nuk e përdori partnerin e tyre të vjetër tregtar në pronësi ruse, Aeroflot, për të udhëtuar në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, raporton The Athletic.
Fluturimi i tyre çarter për në Spanjë – fluturimi A359 i planifikuar të nisej në orën 16:00 të së martës – u anulua. Në vend të kësaj, klubi përdori Titan Airways.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Burime në Old Trafford treguan për The Athletic se ky vendim është marrë “reciprokisht” me Aeroflot dhe se partneriteti i tyre tregtar mbetet i paprekur.
Rruga Press