Bota

Malta bëhet vendi i parë në BE që legalizon kanabisin

Malta mund të konsiderohet tashmë vendi i parë në Bashkimin Europian që legalizon kultivimin dhe përdorimin personal të kanabisit.

Të rriturit do të lejohen të mbajnë 7 gramë kanabis me vete dhe të rrisin në shtëpi jo më shumë se 4 bimë narkotike. Megjithatë, konsumimi i saj në publik, përpara fëmijëve do të konsiderohet ende e paligjshme.

Lexo më shumë  BE miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Plane të ngjashme për të legalizuar kanabisin kanë dhe vende të tjera të Bashkimit Europian si Gjermania, Luksemburgu apo Zvicra. Parlamenti maltez e miratoi ligjin e ri me 36 vota në favor dhe 27 kundër dhe ministri Bonnici e konsideroi atë historik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *