Lajme

Mali i Zi i ofron përkrahje Kosovës në forumet ndërkombëtare

Kryeministri, Albin Kurti, priti në takim të ngarkuarin e ri me punë të Republikës së Malit të Zi në Kosovë, ambasadorin Mirsad Biboviq.

Ai e uroi ambasadorin për pozitën e re, duke i ofruar bashkëpunimin e Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua për situatën me pandeminë në të dy vendet dhe përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës për të menaxhuar gjendjen e rënduar gjatë muajit gusht me variantin Delta.

Lexo më shumë  Qeveria po përgatit draftstatut për Asociacionin, do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit

“Kryeministri foli për projekte të përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afronin qytetarët e të dy vendeve dhe do të ndihmonin ekonominë”, thuhet në komunikatë.

Kurti ka ofruar bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Malit të Zi në iniciativat rajonale, duke e falënderuar Malin e Zi për përkrahjen dhe mbështetjen për integrimet euro atlantike dhe evropiane.

Lexo më shumë  Kuvendi voton disa marrëveshje ndërkombëtare

Ai theksoi se Kosova dhe Mali i Zi ndajnë aspirata të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe janë partnerë në përpjekjet e përbashkëta për demokratizim dhe zhvillim të rajonit.

Ambasadori Biboviq theksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe angazhimin për thellimin e tyre, si dhe ofroi përkrahjen e Malit të Zi në forumet ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *