BallinaLajme

Mal i Zi, Kuvendi miratoi ndryshimin e Ligjit për Liritë Fetare/Opozita kjo i hap rrugë Serbisë

Mali i Zi ka kaluar një ligj të ri për Liritë Fetare në vend, duke sjellë reagim të opozitës se Serbia mund të ndërhyjë më shumë në politikën malazeze. Më herët, Ligji për Liritë Fetare është kundërshtuar fort nga Kisha Ortodokse Serbe.

Sipas saj, me anë të atij ligji, shteti dëshironte që t’i merrte pronën.

Parlamenti i Malit të Zi, me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe, ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare në vend. Pro ndryshimeve votuan 41 deputetë të shumicës qeverisëse, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancën plenare.

Opozita është kundër këtyre ndryshimeve, dhe mbështetësit e opozitës kanë zhvilluar protesta për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Sipas tyre, me këtë ligj po tradhëtohet identiteti malazez dhe i druhen një ndërhyrjeje më të madhe të Serbisë në punët e brendshme të Malit të Zi.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Këto ndryshime u hartuan nga Qeveria e re malazeze, me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe. Më herët, Ligji për Liritë Fetare është miratuar nga qeveria e kaluar, në fund të vitit 2019, dhe u kundërshtua fort nga Kisha Ortodokse Serbe. Sipas saj, me anë të atij ligji, shteti dëshironte që t’i merrte pronën.

 Neni që u ndryshua, dhe që Kisha Serbe kundërshtonte, shkruante: “të gjitha ndërtesat fetare që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore dhe ishin pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë së tij më 1918 dhe që më vonë nuk janë bërë pronë e një komuniteti fetar në mënyrë të përshtatshme ligjore, do të njihen si pronë e shtetit”.

Ndryshimet e reja në ligj gjithashtu shfuqizuan dispozitën ku parashihej që një komunitet fetare duhet të regjistrohen, që ishte gjithashtu një nga pikat që Kisha Ortodokse Serbe e kundërshtoi me forcë.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Qeveria e mëparshme, e ndikuar fuqimisht nga Milo Gjukanoviç, e kaloi ligjin në dhjetor, 2019, megjithë kundërshtimin e fortë nga Kisha Ortodokse Serbe dhe partitë politike pro-Serbe. Konflikti ndezi një lëvizje proteste, ku edhe priftërinj të rangut të lartë mbështetën bllokun anti-Gjukanoviç përpara zgjedhjeve të gushtit. Zgjedhjet më pas konfirmuan një qeveri të re të udhëhequr nga Zdravko Krivokapic.

Rruga Press

YouTube player