Lajme

Madison Beer zgjedh për tu veshur nga stilistja shqiptare Nensi Dojaka për premierën e filmit “Spider-Man”

Filmi i shumëpritur “Spider-Man: No Way Home” pati premierën botërore në Los Angeles të hënën, më 13 dhjetor.

Dhe Madison Beer ishte në mesin e yjeve që u shfaqën në tapetin e kuq për debutimin e vazhdimit të serive të filmit, me Tom Holland në rolin e Peter Parker / Spider-Man.

Beer, e cila tashmë ka shkruar shumicën e këngëve për albumin e saj të dytë në studio, dukej e mahnitshme në një fustan të kuq.

Lexo më shumë  Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji

Për fustanin e yllit u kujdes kreatorja shqiptare e cila tashmë po bëhet një emër kryesor në industrinë e modës në botë, Nensi Dojaka.

Për një dukje më të veçantë, ajo veshi edhe geta të zeza të tejdukshme, së bashku me një palë taka të ngritura.

Duke u kombinuar me getat, Madison shtoi edhe doreza me të njëjtin material. Flokët e saj ishin të drejta, grimi ishte i thjeshtë, ndërsa si aksesorë kishte vath të vegjël.

Lexo më shumë  Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi në raport me pagat

Format trupore viheshin në pah me prerjet e fustanit që tashmë janë detaji kryesor që e karakterizojnë kreatoren shqiptare.

Kujtojmë se kreacionet e Nensit janë zgjedhur edhe nga Dua Lipa, Bella Hadid, Zendaya e Hailey Bieber. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *