Macroni letër Vuçiqit, shpreson që dialogu të mbyllet në muajt në vijim
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se ka shpresë që dialogu Kosovë-Serbi të mbyllet në muajt në vijim.
Në një letër drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka uruar për ditën e shtetësisë, Macron ka theksuar se ai dhe Franca përkrahin dialogun me qëllimin që të arrihet “marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare për normalizim raportesh”.
Lexo më shumë Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin me dy medalje
“Dua ta shpreh dëshirën që sukseset në këtë pikë të ndodhin në muajt në vijim”, ka shkruar Macroni.
I pari i Francës ka shtuar se ky shtet e ka në qendër të Presidencës së Këshillit të Evropës perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Rruga Press

