Bota

Macroni dhe Scholzi i kërkojnë Putinit të lirojë 2500 ushtarët e dorëzuar në Azovstal si dhe bëjnë thirrje për zgjidhje me Ukrainën

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron patën një bisedë telefonike 80-minutëshe me Vladimir Putin të shtunën, raporton Euronews.

Ata i kërkuan presidentit rus lirimin e rreth 2.500 luftëtarëve ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut Azovstal, duke i dhënë fund rrethimit të qytetit port jugor të Mariupolit.

Lexo më shumë  BBC: Nafta bie nën 80 dollarë pas sinjaleve për përparim në bisedimet SHBA-Iran mbi Ngushticën e Hormuzit

Scholz dhe Macron bënë thirrje për negociatat serioze të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Gjatë bisedës me presidentin rus, të dy udhëheqësit kërkuan një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse, thuhet në një deklaratë nga kancelaria gjermane.

Macron dhe Scholz i bënë thirrje presidentit rus të zhvillojë negociata serioze me presidentin ukrainas dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin.

Lexo më shumë  Alarm në aeroportin gjerman: Droni me eksploziv i afrohet aeroplanit ukrainas, pezullohen fluturimet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *