Macroni bisedon në telefon me Putinin dhe Zelenskyn
Presidenti francez, Emmanuel Macron foli veçmas me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Telefonata me Putinin zgjati 1 orë e 30 minuta, sipas njoftimit të Pallatit Élysée.
Macron tha se ai bëri presion për “nevojën për ta zbatuar një armëpushim të menjëhershëm”.
Sot, është dita e pestë e hyrjes së forcave ruse në Ukrainë – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një “operacion special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./CNN
Rruga Press