Bota

Macron vizitë në Kinë, pritet të shoqërohet edhe nga Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron gjatë udhëtimit të tij në Kinë në fillim të muajit të ardhshëm.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Macron tha se i kishte sugjeruar von der Leyen që ajo ta shoqëronte në Kinë më 4 prill, në mënyrë që ata të mund të flisnin “me një zë të unifikuar”.

Lexo më shumë  Evropa, 2 herë më e nxehtë se norma/ Raporti i OBM-së: Kontinenti kaloi vijën e kuqe

“Unë nuk kam një mandat evropian, pasi Franca ka diplomacinë e saj të pavarur por unë jam i lidhur me koordinimin evropian,” tha ai. Një zëdhënës i Komisionit konfirmoi se von der Leyen do të shoqërojë Macron.

Presidenti francez vuri në dukje gjithashtu se ai kishte diskutuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz duke thënë se të dy kishin “një vizion të përbashkët”: “Angazhohuni me Kinën për të ushtruar presion mbi Rusinë”.

Lexo më shumë  Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *