BotaKryesore

Macron udhëton drejt Rusisë për të diskutuar me Putinin rreth Ukrainës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, udhëton të hënën drejt Moskës në një mision diplomatik i cilësuar me rrezikshmëri të lartë, duke kërkuar nga homologu rus, Vladimir Putin, t’i ulë tensionet me Ukrainën.

Macron do të vazhdojë të martën me një vizitë në Kiev, duke vënë shumë kapital politik në një mision që mund të jetë i turpshëm nëse ai kthehet duarbosh.

Burime pranë Macronit kanë deklaruar se qëllimi I vizitës së tij ishte të fitonte kohë dhe të ngrinte situatën për disa muaj, të paktën deri në prill kur edhe do të mbahen zgjedhjet në Francë, Hungari dhe Slloveni.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Menjëherë pas zgjedhjes së tij president, Macron priti Putinin në Pallatin e Versajës, por gjithashtu e përdori vizitën për të dënuar publikisht ndërhyrjen ruse gjatë zgjedhjeve. Dy vjet më vonë, dyshja u takuan në rezidencën verore të presidentit francez, raporton Reuters.

Mirëpo, iniciativat e shumta të Macronit nuk e penguan ndërhyrjen ruse në sferat tradicionale franceze të ndikimit në Afrikë, duke kulmuar në fund të vitit të kaluar me ardhjen e mercenarëve rusë në Mali.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe ka kërkuar garanci të sigurisë nga NATO-ja të mos e pranojë Ukrainën si anëtare të organizatës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *