KryesoreLajme

Macroni priti autokratin në pallatin Elsyee, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’i japë mbështetjen e saj një qeverie që po e shet vendin e vet interesave të oligarkëve

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka reaguar për situatën politike në Shqipëri, duke kritikuar takimin e zhvilluar mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Aubry shkruan se Rama u prit nga Macron, ndërsa, sipas saj, Shqipëria ndodhet prej 23 ditësh në revoltë.

Ajo i bëri thirrje Francës të mos i japë “dritën jeshile” një qeverie që, sipas saj, “po ia shet vendin interesave të Donald Trumpit dhe oligarkëve”.

Lexo më shumë  PNUD hedh alarmin për të moshuarit në Shqipëri, po troket kriza humanitare

“Franca nuk duhet t’i japë mbështetjen e saj një qeverie që po e shet vendin e vet interesave të Trumpit dhe oligarkëve”, shkroi eurodeputetja franceze.

Në fund të reagimit, Aubry shprehu mbështetjen e saj për protestuesit në Shqipëri, duke deklaruar: “Rroftë revolucioni i flamingove rozë!”.

Lexo më shumë  “Rritet presioni ndaj Ramës” - Fox News amerikan: Protestuesit shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit
YouTube player