Bota

Macron: Nuk do t’i kërkoj falje Algjerisë për kolonizimin francez

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se nuk do t’i kërkonte falje Algjerisë për kolonizimin francez, por shpresonte të vazhdonte të punonte drejt pajtimit me homologun e tij algjerian, Abdelmajid Tebboune.

“Nuk më takon mua të kërkoj falje, nuk ka të bëjë me këtë, ajo fjalë do të na prishte të gjitha lidhjet”, ka thënë ai në një intervistë për revistën Le Point.

“Gjëja më e keqe do të ishte që ne të vendosim të kërkojmë falje dhe të gjithë të shkojnë në rrugën e tyre. Të punosh mbi kujtesën dhe historinë nuk është të lash të gjitha hesapet”, ka shtuar Macroni.

Lexo më shumë  Ukraina pranon fonde të reja nga BE-ja

Në intervistë, ai shprehu gjithashtu shpresën se Tebboune do të jetë në gjendje të vijë në Francë në vitin 2023, për të nderuar udhëtimin e Macronit në Algjeri vitin e kaluar dhe për të vazhduar punën e tyre të miqësisë mes dy vendeve.

Kolonizimi shekullor i Algjerisë nga Franca dhe lufta e ashpër e pavarësisë nga viti 1954 deri në 1962 lanë plagë të thella, të cilat Macroni i ka ushqyer dhe qetësuar herë pas here gjatë karrierës së tij politike.

Lexo më shumë  BE: Aplikacioni TikTok po aq toksik dhe të bën të varur sa cigaret

Në vitin 2017, kur ishte kandidat presidencial, Macroni e quajti pushtimin francez një krim kundër njerëzimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *