Bota

Deklarata e Macronit për shtetet që mbështesin Ukrainën

Macron thirrje komunitetit ndërkombëtar: Të mos tregojmë asnjë dobësi përballë Rusisë

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri sot thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos tregojë asnjë dobësi dhe asnjë frymë kompromisi ndaj Rusisë, ndërsa lufta në Ukrainë hyn nesër në muajin e saj të shtatë.

“Ne nuk mund të tregojmë asnjë dobësi, asnjë frymë kompromisi, sepse ka të bëjë me lirinë e të gjithëve ne dhe paqen në të gjitha anët e planetit”, deklaroi ai në një videomesazh në samitin “Platforma e Krimesë”, në të cilin marrin pjesë shtetet që mbështesin Ukrainën.

Lexo më shumë  Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar, thotë ministri i Jashtëm ukrainas

Emmanuel Macron ftoi edhe një herë Rusinë “të pushojë armiqësitë, të tërheqë trupat e saj nga i gjithë territori ukrainas dhe të zgjedhë diplomacinë për të rivendosur paqen”.

Evropianët janë të gatshëm të mbështesin betejën e Ukrainës përgjithmonë, tha presidenti francez duke iu drejtuar presidentit Volodymyr Zelensky.

“Franca dhe Bashkimi Evropian, së bashku me shumë aleatë dhe miq të Ukrainës, po bëjnë atë që është e nevojshme për të mbështetur luftën tuaj”, tha ai.

Lexo më shumë  Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

“Vendosmëria jonë nuk ka ndryshuar dhe ne jemi të gatshëm ta ruajmë këtë përpjekje përgjithmonë”, theksoi Emmanuel Macron. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *