BotaKryesore

Macron: Evropa përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Evropa ndodhet përballë kërcënimit më serioz të sigurisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në një intervistë për mediat gjermane, Macron theksoi se kontinenti nuk është më i paprekshëm dhe se paqja nuk është më e garantuar.

“Po përballemi me një realitet të ri gjeopolitik. Kërcënimi që vjen nga agresioni rus ndaj Ukrainës është i drejtpërdrejtë dhe afatgjatë për të gjithë Evropën,” deklaroi Macron.

Lexo më shumë  Maqedonci: Serbia si Rusia, ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën

Ai kërkoi rritje të investimeve në mbrojtje dhe një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke theksuar se siguria nuk mund të mbështetet më vetëm në garancitë amerikane.

Këto komente vijnë në prag të samitit të NATO-s në Uashington, ku lidershipi evropian pritet të diskutojë për sfidat e reja të sigurisë dhe nevojën për një strategji të bashkërenduar përballë rrezikut rus.

Lexo më shumë  Tirana, qyteti më i keq në Evropë për të jetuar! Grafiku i Palombos ngre alarmin
YouTube player