LVV: Sulmi banditesk i Sami Lushtakut në Skenderaj ndaj Hysnu Mehanit, tregon se këta njerëz s’e kanë vendin në udhëheqje të institucioneve
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka reaguar pas incidentit të ndodhur në një kafeteri në qendër të Skenderajt, duke akuzuar Sami Lushtaku dhe shoqëruesit e tij për sulm fizik ndaj zëvendësministrit të Financave dhe kryetarit të Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.
Ngjarja ka ndodhur në kafeterinë “Solo”, ku Mehani po qëndronte së bashku me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të partisë.
Në deklaratë thuhet se fillimisht Mehani është goditur me grusht dhe më pas me gotë në kokë, ndërsa sekretari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Bahri Zabeli, është sulmuar gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
LVV deklaron se Mehani ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit dhe e ka cilësuar ngjarjen si “sulm fizik banditesk”, duke kërkuar reagim urgjent nga organet e drejtësisë dhe dënim publik nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në fund të reagimit, LVV thekson se “askush nuk mund t’i frikësojë aktivistët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Rruga Press

