KryesoreLajme

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV paraqet ankesë për pasaktësi në rezultatet preliminare, pretendon se 716 vota u regjistruan gabimisht.

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë për pasaktësi në rezultatet preliminare të zgjedhjeve, duke pretenduar se 716 vota të saj janë regjistruar gabimisht në favor të subjektit politik Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Lexo më shumë  Sveçla në Bruksel: Kosova shembull në riatdhesim dhe riintegrim, kërkon partneritete më të forta për sigurinë globale

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe zyrtari i LVV-së, Getoar Mjeku, ka bërë të ditur se ky gabim është evidentuar në disa vendvotime:

0104/01 ShFMU “Drita” Gramaçel, Deçan

0402/11 ShFMU “Thimi Mitko” Gjilan

0617/02 ShFMU “Ismail Qemali” Saradran, Istog

1917/02 ShML “Ahmet Gashi” Prishtinë

2010/01 ShFMU “Mati Logoreci” Prizren

2805/01 ShFMU “Petar Kocić” Bubë, Zubin Potok

Sipas Mjekut, në këto vendvotime, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar ka marrë përkatësisht 58, 243, 135, 159 dhe 121 vota, ndërsa LVV nuk ka asnjë votë të regjistruar, përveç në vendvotimin e Prizrenit ku figuron me vetëm 5 vota.

Lexo më shumë  Filmi “Shame and Money” i Visar Morinës, premierë botërore në Sundance Film Festival - suksesi përshëndetet ngrohtë edhe nga kryeministri Kurti

LVV ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të shqyrtojë dhe korrigjojë këtë pasaktësi në procesin e numërimit të votave.

YouTube player