LVV: Jemi kundër themelimit të Asociacionit dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka taktuar drejtorin e Fondacionit Friedrich Ebert, Rene Schlee.
Në takim sipas njoftimit, u ritheksuan qëndrimet e LVV-së kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike.
“Veç tjerash në këtë takim ritheksuam qëndrimin e LV kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike”, thuhet në njoftim.
Sipas VV-së, Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese.
“Po ashtu, ftuam FES, që të bëjnë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë”, thuhet tutje në njoftim.
Rruga Press