Lajme

LVV-ja publikon “përgjigjen e Konjufcës” ndaj kërkesës së opozitës për zgjedhje (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, para deputetëve të hënën në Kuvend, ka rikujtuar një deklaratë të tij në lidhje me zgjedhjet.

Ai kishte ftuar krerët e partive politike në vend që të bashkërendoheshin dhe të dilnin në zgjedhje para kryeministrit aktual Albin Kurti.

Konjufca kishte deklaruar: “Çohuni dilni në zgjedhje, dilni bashkë të katërtit dorë për dore, Albin Kurti vet. Po ju sfidoj, dilni”.

Lexo më shumë  ICG ndryshon raportin: KFOR-i nuk negocioi me serbët e armatosur në Banjskë

Pas zhvillimeve në Kuvend, një video e Konjufcës është shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Në këtë video thuhet se kryeparlamentari pyet opozitën nëse e kujton një përgjigje interesante për një çështje po aq interesante që kishin ngritur më parë.

Rruga Press

YouTube player