Lajme

Lutja e nënës shqiptare për Boris Johnson: Mos ma dërgo djalin në Ruanda, do vrasë veten

Një nga emigrantët që iu shmang dërgimi në Ruanda javën e kaluar është një shqiptar rreth të 20-ave.

Sipas Daily Mail, nëna e tij rreth të 50-ave i ka bërë një lutje të hapur kryeministrit britanik Boris Johnson duke i kërkuar që të mos ia dërgojë djalin atje pasi rrezikon të vrasë veten.`

“Zoti e ndihmoftë djalin tim. Ai më tha se do të vrasë veten nëse britanikët e dërgojnë të jetojë në Afrikë. Unë po i lutem kryeministrit tuaj Boris Johnson që të mos e dërgojë atë në Ruandë. Nuk do ta shoh më kurrë”, tha ajo për Daily Mail.

Nëna tregoi se e puthi djalin e saj për ti dhënë lamtumirën pak para Krishtlindjeve, ndërsa ai u nis për në Britani me shpresën për të punuar. “Ai donte të shkonte në Angli, por donte të qëndronte këtu me mua. Mendja e tij ishte e dyzuar”, tha ajo.

Lexo më shumë  Analiza e DW: Lëkundjet e Vuçiqit në politikën e jashtme

Tani jam vetëm me 2 lopë, të cilat janë të ardhurat e mia të vetme. Disa javë më parë, ai telefonoi, për të më thënë se britanikët po e dërgonin në Ruanda”. Duke treguar një fotografi të djalit të saj, ajo shtoi: “Ai më tha nëse do ta çonin të jetonte në Afrikë, ai do të varej. Fjalët e tij për mua ishin: “Unë nuk do të shkoj atje”.

Si qindra të rinj shqiptarë që nisen për në Britani, 20 vjeçari u tha autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar se trafikantët organizuan të gjithë udhëtimin e tij, fillimisht nga fshati i tij në veri të Shqipërisë për në Francën veriore dhe më pas kaloi shtatë muaj në një kamp emigrantësh për të vijuar udhëtimin në një varkë për në Britani.

Lexo më shumë  Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?

E pyetur sesi djali i saj i varfër mundi ta përballonte udhëtimin, nëna tha: ‘Ndoshta trafikantët e dërguan atë në Angli për të punuar për ta, për të fituar para prej tij dhe për të paguar.’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *