Bota

Ish-presidenti rus bën paralajmërimin e fortë: BE-ja mund të shpërbëhet para se të pranohet Kievi

Ish-presidenti i Rusisë, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev, është shprehur këtë të diel se Bashkimi Europian mund të jetë shpërbërë derisa Ukraina të pranohet në të.

Në deklaratën e publikuar në Telegram, ai u shpreh: Ukraina nuk do të jetë në gjendje të bëhet pjesë e Bashkimit Europian para mesit të këtij shekulli. Po sikur Bashkimi Europian të jetë shpërbërë deri atëherë? Është e frikshme të mendosh se çfarë skandali do të jetë.

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti

Sa sakrifica janë bërë për anëtarësim në BE. Vitet kanë kaluar dhe ne, studentët e viteve shtatëdhjetë, prisnim komunizmin i cili nuk erdhi kurrë. Bashkimi Sovjetik është shembur”, tha Medvedev.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *