Lajme

Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës shpallen zona të mbrojtura

Këshilli i Ministrave, këtë të mërkurë, ka shpallur zona të mbrojtura lumin e Vjosës dhe lumin e Shalës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. “Kurorëzohet me dy vendime të Këshillit të Ministrave një punë shumë e gjatë e Ministrisë së Kulturës për të bërë një rishikim të të gjitha zonave ekzistuese të mbrojtura, duke pasqyruar gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit, ku shpeshherë nuk janë respektuar këto koordinata.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Ky proces, pasi ka kaluar në të gjitha institucionet, u përfundua me të gjitha saktësimet dhe hartat përkatëse me dy vendime.

Me këtë proces kemi jo vetëm përditësim, por edhe shpallje të zonave të reja, siç është lumi i Vjosës dhe lumi i Shalës, të cilat do të jenë zona të mbrojtura në nivelin park Natyror.

Kemi edhe një lajm të mirë që është shpallja e Parkut të Alpeve të Shqipërisë, një riorganizim të disa zonave duke i përfshirë në një territor më të gjerë gati 20 mijë hektarë, sot nga 18% e territorit të zonave të mbrojtura janë 21%”, u shpreh ministrja e Turizmit.

Lexo më shumë  Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen FSK-së

Rruga Press

YouTube player