Bota

Lukashenko i vendosur: Do të vijojmë ta mbështesim Rusinë në luftën kundër Ukrainës

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është shprehur së fundmi se vendi i tij do të vijojë të mbështesë Rusinë dhe “operacionin e saj ushtarak” në Ukrainë. Sipas tij, të dy vendet do të vijojnë të qëndrojnë të bashkuar.

Ndërsa fliste në një ceremoni që shënonte çlirimin e Minskut nga trupat sovjetike dje, Lukashenko tha se ai ka mbështetur fushatën e Vladimir Putinit kundër Ukrainës “që nga dita e parë”.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Ai tha: “Sot, ne jemi duke u kritikuar se jemi i vetmi vend në botë që mbështet Rusinë në luftën e saj kundër nazizmit. Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë. Dhe ata që na kritikojnë, a nuk e dinë se ne kemi një bashkim kaq të ngushtë me Federatën Ruse? Se ne kemi praktikisht një ushtri të bashkuar. Por ju i dinit të gjitha këto. Ne do të mbetemi së bashku me Rusinë vëllazërore.”

Kujtojmë se Bjellorusia ka qenë e angazhuar për një “shtet bashkimi” me Rusinë që nga vitet 1990, por pak përparim është bërë në zbatimin e planit dhe vitin e shkuar Lukashenko ka këmbëngulur që vendi i tij duhet ta ruajë “sovranitetin” e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *